Rreth 18 mijë vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë

15:42 | 12 Gusht 2021
S D

17 mijë e 986 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani në vend janë administruar 539 mijë e 752 vaksina.

356 mijë e 512 persona janë vaksinuar deri tani në vend.

183 mijë e 240 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me koronavirus.

Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve të reja të infektuara me këtë virus, gjithsej 1 mijë e 9 raste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme