Google ADS

Rreth 16 mijë nënshkrime kundër Gjykatës Speciale

15:49 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së ia kanë dorëzuar Kuvendit të Kosovës Peticionin kundër Gjykatës Speciale.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nesim Haradinaj ka bërë të ditur se janë grumbulluar 15 mijë e 836 nënshkrime, shkruan arbresh.info.

Ai tha se peticioni me nënshkrime i është dorëzuar sot zyrtarëve të parlamentit.

“Organizata e veteranëve të Luftës është për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Ne ia dorëzuar zyrtarëve të parlamentit, besojmë që kjo do të shkojë në rregull dhe në fund të fundit janë të detyruar që të thërrasin mbledhje. 15 mijë e 836 persona kanë nënshkruar”, tha Haradinaj.

Nënshkrimi i peticionit ka nisur më 13 dhjetor të vitit 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme