Google ADS

Rreth 155 mijë të rinj votojnë për herë të parë

06:27 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Rreth 155 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë të dielën më 11 qershor në zgjedhjet e parakohshme në vend.

Votat e reja do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme, shkruan arbresh.info.

Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:

  • 118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017.
  • 36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Janw 889 Qendrave të Votimit në këto zgjedhje, 91 Qendra tw Votimit më shumë se në vitin 2014, me gjithsejt 2 mijë e 490 Vendvotime, 116 Venvotime më shumë se në vitin 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme