Zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha, me rastin e promovimit të pullës postare “Vaksinohu-shpëto jetë”, tha se deri më tani janë të administruara rreth 13 mijë vaksina tek shtatzënat dhe nënat gjidhënëse, shkruan arbresh.info.
“Ne e falënderojmë edhe postën që me këtë projekt po na ndihmon për sensibilizimin e grupeve të caktuara të shoqërisë që të bindën që duhet të vaksinohen në luftën kundër Covid-19. Në aspektin e statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë unë mund të ju jap dy të dhëna, janë 12mijë 435 vaksina të administruara tek të dy kategoritë shtatzëna dhe nëna gjidhënëse apo me persona janë 8334 persona”, tha Berisha.
Tutje ai vlerësoi bashkëpunimin në mes të UNICEF dhe Postës së Kosovës për të sensibilizuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë tonë.
“Kjo fletë që edhe kjo pjesë e shoqërisë është e informuar drejtë që vaksinimi është e vetmja armë për të mbrojt kundër covid-19. Thirrja jonë sot së bashku me Postën e Kosovës në këtë formë të projektit me emetimin e pullave postare e në mënyrë të veçantë me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi me UNICEF-in, i bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre që hezitojnë duke përfshirë edhe mësimdhënësit që të vaksinohen se kujdesëm për shëndetin publik, dhe kujdesi për shëndetin publik fletë për fëmijë të shëndosh në të ardhmen”, tha Berisha./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...