Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2018 ka planifikuar rritjen e pagave për shërbyesit publik në raport me rritjen e ekonomike, po ashtu ka planifikuar punësimin e një numri të personave në sektorin publik.
Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Fatmir Gashi në një intervistë për telegrafin ka thënë se gjatë vitit 2018 janë planifikuar të punësohen rreth 1000 veta.
Sipas tij, punësimet më të mëdha do të jenë në sektorin e drejtësisë dhe atë të shëndetësisë.
“Në sistemin e drejtësisë ku hyn Policia e Kosovës, AKI-ja, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor ku do të punësohen 690 veta. Rëndësi i kemi dhënë edhe sistemi të shëndetësisë ku do të punësohen 300 veta. Prej tyre 200 do të jenë specialistë dhe 100 infermierë”, ka bërë ët ditur zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi.
Ai tha se kanë planifikuar edhe rritjen e shpenzimeve për ngritjen e cilësisë në arsim.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?