Google ADS

Rreth 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:40 | 27 Dhjetor 2020
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 1 mijë e tri mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Sipas raporti të publikuar nga IKSHPK të shtunën, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme