Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” policit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veriun e vendit. Urdhrin e pranuan familja e policit në një mbledhje komemorative në nderim të policit që ra në krye të detyrës.
“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.
“Jemi mbledhur sot këtu për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë, rreshterit, Afrim Bunjaku, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë, ndërkaq, nga sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit, integritetit territorial e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës sonë. Prandaj sot, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës,do t’i ndaj ‘post mortem’, urdhrin më të lartë të Republikës: Urdhrin Hero i Kosovës!”, deklaroi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja e vendit, më tej theksoi se nga sot shteti ynë ka edhe një hero, ka edhe një kujtim më shumë për një njeri që me profesionalizëm, me përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës,
Polici Afrim Bunjaku, shtoi ajo, ishte një rreshter trime vetëmohues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.
Në mbledhjen komemorative po marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ambasadorë e qytetarë të shumtë.
Polici Afrim Bunjaku u vra dje në orët e hershme të mëngjesit në një aksion kundër një grupi terrorist në veriun e vendit.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...