Rreshter majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka, priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene, Daniel Kovac.
Siç njofton FSK, të dy rreshter majorët, diskutuan rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në nivel të nënoficerëve, siç janë; pjesëmarrja në konferencat e kartës së Adriatikut, trajnime të zhvillimeve të karrierës dhe ato profesional si dhe pjesëmarrja në gara ushtarake, të cilat fokus kanë zhvillimin e nënoficerëve në nivel profesional dhe taktik.
Gjatë takimit u diskutua edhe për shkëmbimin e nënoficerëve në nivel të Akademive Ushtarake, mundësi kjo e cila do të kishte rol kyç në avancimin e nënoficerëve të FSK-së.
Rreshter major Zuka, e falënderoi Rreshter majorin Kovac për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ushtria sllovene ka pasur ndër vite në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...