Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se rruga rajonale që lidh Kosovën me Malin e Zi do të mbyllet për 24 orët e ardhshme si pasojë e rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut.
Përmes një postimi ne facebook, Lekaj ka shkruar se Kërkon mirëkuptim nga qytetaret dhe të rrugët alternative.
“Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë. Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve”, ka shkruar ministri Lekaj./arbresh.info/
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia
Biden dënon sulmin në Nju Orlins