Rruga Mitrovicë – Zveçan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 te vendi i quajtur “Kërshi i Kanjushës” afër fshatit Lisicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë ka bllokuar rrugën.
“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës të cilët mbrëmë gjatë natës vizituan vendin, kanë urdhëruar të mbyllet rruga për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut në këtë zonë”, ka thënë Zahiti.
Pritet që gjatë ditës së sotme organet gjegjëse të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemin në këtë rrugë, në mënyrë që ajo të jetë e qarkullueshme.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?