Google ADS

Rrënohet ura ekzistuese në fshatin Meqe/Aliu: Ura e re me katër shirita qarkullues dhe gjatësi prej 120 metra

20:55 | 24 Prill 2024
E.G

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot ëshët rrënuar ura ekzistuese në fshatin Meqe.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu tha se ura e re do të jetë me katër shirita qarkullues dhe me gjatësi prej 120 metra, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se vlera totale e investimit është 2 milionë euro.

“Pas ndërtimit të ‘bajpasit’, sot kemi bërë rrënimin e urës ekzistuese në fshatin Meqe.  Tashmë i kemi hapur rrugë ndërtimit të urës së re. Ura do të jetë me katër shirita qarkullues dhe me gjatësi prej 120 metra. Vlera totale e investimit është 2 milionë euro.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme