Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka njoftuar se kanë rrënuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardani.
Ai ka bërë të ditur se Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar, shkruan arbresh.info.
Tahiri ka thënë se vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim.
“Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konkstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës.”, thuhet në postimin e bërë nga Tahiri. /arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...