Shoqëria civile në Mitrovicë reagon kundër rrënimit të objekteve të mbrojtura me ligj.
Në komunikatën e rrjetit të Organizatave Kulturore të Mitrovicës është shprehur shqetësimi ndaj degradimit të trashëgimisë kulturore.
“Akoma pa u bërë një vit që nga marrja e vendimit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, objekti i emërtuar si Shtëpi banimi e shekullit XIX – Florim Zeneli, Florije Rama (e renditur në listë me numrin 1076) në qytetin e Mitrovicës është rrënuar dhe deri me tani nuk ka asnjë reagim apo sqarim zyrtar nga institucionet relevante që thirren në mbrojtjen e tyre.
Objekti i rrënuar i takonte bërthamës së vjetër të qytetit të Mitrovicës dhe Qendra Rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, në diskutimet e fundit publike patë dalur me propozime konkrete e kreative për këto shtëpi.
Rrjeti i Organizatave Kulturore te Mitrovicës, si dhe organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile në Mitrovicë, shprehin shqetësimin e thellë ndaj rrënimit dhe degradimit të vazhdueshëm që iu bëhet trashëgimisë kulturore në këtë komunë, duke kujtuar se gjatë viteve të pasluftës në këtë qytet janë bërë rrënime të vazhdueshme të objekteve me vlera arkitektonike si dhe historike.
Vlenë të kujtojmë se shtëpia e Xhafer Devës, e djegur me 28 mars 2015 ka mbetur pezull dhe akoma nuk është interventuar në rindertimin e saj. Pranë saj, ish hoteli “Jadran” po ashtu objekt në mbrojtje institucionale, është duke pësuar ndryshime të mëdha në fasadën e përparme nga operatorët që kanë marrë objektin me qera, derisa dyshohet se nuk kanë marrë leje përkatëse nga institucionet në nivel lokal.
Organizatat e Shoqërisë Civile në Mitrovicë, i bëjnë thirrje institucioneve relevante në nivelin lokal si dhe atë qendror, që sa më parë të ndërmarrin hapa konkret drejt mbrojtjes së objekteve të përcaktuara ligjërisht si objekte të trashëgimisë kulturore si dhe gjithë atyre objekteve që mund të shërbejnë në interes të shoqërisë dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.
Këtë deklaratë e kanë mbështetur edhe Organizatat e Shoqërisë Civile të Mitrovicës:
7 Arte
Ad Libitum
Community Building Mitrovica
Futja ngjyrë
KosovaArs
Me dorë në zemër
Mitrovica Guide
MRMT – Mitrovica Regional Monitoring Team
Mundësia
OJQ BFF
OJQ Pram
OJQ TV Mitrovica
OJQ Valët e Paqes
Qendra Rinore –Mitrovicë
RROK Mitrovica
Valdete Idrizi (Aktiviste)
Zëri i prindërve
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?