Sot, Inspektorati i komunës së Drenasit, ka filluar rrënimin e dy objekteve pa leje, në qendër të Drenasit, të ndërtuara në pronën e komunës.
Ky është njoftimi zyrtar i Komunës së Drenasit:
Komuna e Drenasit, kryetari i saj, ka theksuar shumë herë se asnjë ndërtim që është bërë para mandatit të tij në pronat private nuk do të rrënohet, por njëherësh, asnjë ndërtim i ri nuk mund të bëhet pa leje përkatëse dhe në pajtim me ligjin.
Objekti i parë i ndërtuar në parcelën komunale në katin përdhesë të Bllokut V në rrugën “Adem Mulaj”, edhe pse, Inspektorati ka paralajmëruar disa herë pronarin e këtij objekti, duke filluar prej 01.05.2017 (3 ditë afat për aplikim për leje ndërtimi), pastaj me datën 03.05.2017 (është konstatuar se nuk ka aplikuar për leje dhe është dhënë afat 5 ditë të rrënojë ndërtimin), më 08.05.2017 pronari ka pranuar Aktvendim për rrënim, ku nuk është zbatuar. Gjithashtu me procesverbal të datës 03.10.2017 (u ka dhënë afat prej 10 ditësh për t’u paisur me leje pune) pastaj më datën 13.10.2017 (pronari ka vazhduar punimet dhe nuk është pajisur me leje ndërtimi, prandaj Inspektoriati i ka dhënë afat edhe 2 ditë për ta larguar aneks-ndërtimin të cilin e ka lëshuar në përdorim pa qertifikatë të përdorimit).
Ndërsa objekti i dytë i ndërtuar në katin përdhesë të Bllokut III, rruga “14 Qershori”, Inspektoriati ka paralajmëruar pronarin e këtij objekti duke filluar me procesverbal të datës 01.05.2017 ( është urdhëruar që brenda dy orësh të largojë konstruksionin e ndërtuar), rreth orës 16:25 të datës 01.05.2017 (është gjobitur për moszbatim të urdhëresës), duke vazhduar më 06.05.2017 (ka vendosur shenjën zyrtare), më datën 08.05.2017 (konstatim që pronari ka larguar shenjën zyrtare), më datën 08.05.2017 pronari ka pranuar Aktvendim për rrënim të punimeve, më datën 16.05.2017 (është gjobitur për mosrespektim të urdhëresës dhe ka vazhduar punimet), më datën 19.05.2017 (është gjobitur sërisht për moszbatim të aktvendimit për rrënim), më datën 13.10.2017 (urdhëresa e fundit që në afat prej dy ditësh të largohet pjesa e ndërtuar).
Personat në fjalë, as kërkesë nuk kanë parashtruar në komunë, për marrjen e lejes.
Për më keq, punimet kanë marrë intensitet në kohën kur ka filluar fushata elektorale , për t’i dhënë konotacion politik.
Sot, kompania e kontraktuar për rrënimin e objekteve pa leje në Drenas, ka ndërmarrë veprimet konform ligjit, duke rrënuar objektet pa leje.
Komuna e Drenasit, ka ftuar të gjithë personat fizikë e juridikë, të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndërtime pa leje, sidomos ata në prona publike po ashtu, falënderon qytetarët që kanë respektuar ligjin dhe rekomandimet e saj, të bazuara në ligj rreth ndërtimeve.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së