Filmi kosovar “Zgjoi” ka arritur suksesshëm të depërtojë në arenën ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen për historinë prekëse të Fahrije Hotit.
Aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila u shpërblye me çmimin për aktoren më të mirë, në portretizimin e Fahrije Hotit në Festivalin spanjoll “Seminci”, në Spanjë, ka publikuar disa fotografi nga ndarja e çmimeve në këtë festival, shkruan arbresh.info.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahen, duke shtuar se është nder dhe kënaqësi për të ta prezantojë Kosovën anembanë botës.
“Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit! Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë”, shkruan aktorja.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”. Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit, ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë.
Këto nuk janë të vetmet çmime që ka marrë filmi “Zgjoi”.
Deri tani ky film ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, teksa edhe është nominim për “Oscars 2022”, nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...