Të mërkurën rreth orës 07:30 minuta në Ferizaj, dy persona kanë futur me forcë në veturë viktimën-femër. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, (M.H. 29 vjeç) që dyshohet se ka qenë ish i fejuari i viktimës (A.A) dhe i arrestuari tjetër është (Z.R. 33 vjeç).
Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve iu është shqiptar masa e mbajtjes për 48 orë, thotë policia.
Komunikata e plotë të policisë:
Pas një pune operativo – hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, e kanë arrestuar sot edhe të dyshuarin kryesor, (M.H. 29 vjeç), lidhur me rastin e “Rrëmbimit”, të ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Ferizaj.
Mbrëmë, ndërkaq, policia kishte arrestuar të dyshuarin, (Z.R. 33 vjeç), i cili e kishte ndihmuar të dyshuarin, (M.H.) në kryerjen e veprës penale.
Të dyshuarit, dje reth orës 07:30 minuta, me forcë e kishin futur në veturë viktimën, (A.A.). Raportet e para thonë se i dyshuari, (M.H.) dhe viktima vite më parë kishin qenë të fejuar.
Në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar në tërësi veprën e kryer.
Me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve iu është shqiptar masa e mbajtjes për 48 orë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...