Janë arrestuar tetë persona në fshatin Crepan të Ranillugës sepse dyshohet se e kanë rrëmbyer një burrë me shtetësi serbe, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima i kishte mashtruar të dyshuarit duke u marrë para me premtimin se do ti rregulloj disa viza dhe pasaporta të Serbisë.
Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë