Një person është rrëmbyer dhe rrahur nga persona të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje në Gllogoc, rreth orës 17:00, shkruan arbresh.info
Sipas viktimës, deri sa ishte duke ecur në rrugë, disa persona të panjohur e kanë futur në një veturë pa targa, dhe më pas dyshohet ta kenë rrahur.
Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar, teksa motivet e tij janë ende të panjohura.
PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË /Gllogoc 09.04.2022-17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin-thuhet në raport. / arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...