Google ADS

Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nuk do ta votoj

11:30 | 7 Nëntor 2024
K.B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka thënë se ka hasur vërejtje në 7 nene të rregullores për Komisionin Parlamentar për FSK-në.

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes, Selimi tha se gabimet janë hasur kryesisht në gramatikën e rregullores.

“Mënyra që na u është bërë neve e ditur për këtë rregullore ka qenë afat i shkurte kohorë. Kemi pas një ditë kohë për me shqyrtu edhe analizu. I kam vërejt në 7 nene dhe mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregullore. Unë jam njëra që nuk do ta votoj”, tha Selimi./Arbresh.info/

Të ngjashme