Banka Qendrore e Kosovës e nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
Kjo rregullore pritet të hyjë sot në fuqi.
Në një njoftim nga Bashkimi Evropian, thuhet se ata janë të shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.
“Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia.
Njoftimi i plotë:
Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave.
BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment. .
Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre.
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) hyn në fuqi sot.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit Besnik Bislimi dje gjatë një konference për media, shkruan Arbresh.info
Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend si dhe sipas tij, BQK synon zbatimin e çdo sistemi monetar.
“Qëllimi final i rregullores është mbrojtja e konsumatorit dhe sistemit të pagesave në Republikën e Kosovës. Objekt i rregullores nuk ka qenë e as nuk është ndalimi i qarkullimit të ndonjë monedhe specifike në vend, sepse kjo temë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Bislim
Kujtojmë se rregullorja e re e BQK-së parasheh që monedha e vetme që mund të përdoret në Kosovë për pagesa me para të gatshme është euro.
Kjo rregullore ka ngritur reagime të shumta ndërsa BE dhe SHBA kanë kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet./Arbresh.info
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë