Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kishin paraparë që të mbanin në paraburgim edhe ata që shpallen të pafajshëm nga Specialja.
Një rregull i tillë ishte paraparë të zbatohej nga Gjykata Speciale, e cila në rregullin 54 përmbante dispozita për rishikimin dhe rishqyrtimin e mbajtjes në paraburgim.
Sipas dokumentit Shqiptim i Vendimit mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave, rregulla 158(2) trajtonte mbajtjen në paraburgim të një personi që ishte shpallur i pafajshëm pas gjykimit.
“Gjykata konstatoi se mbajtja e mëtejshme në paraburgim e një personi të shpallur të pafajshëm nuk parashikohet me ligj dhe nuk përfshihet në një prej arsyeve të lejueshme për privimin e lirisë. Për rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundimin se kjo dispozitë ishte në mospërputhje me Nenin 29 të Kushtetutës”, thuhet në dokument, transmetojnë mediat.
Sipas këtij dokumenti në një lexim të drejtpërdrejtë, dispozita e bën lirimin e një personi të paraburgosur krejtësisht të varur nga pëlqimi i një shteti të tretë, edhe në rrethanat kur një panel ka vendosur se ekzistojnë arsye të mjaftueshme që kërkojnë lirimin e të paraburgosurit.
“Gjykata konstatoi se, në pamje të parë, kjo dispozitë specifike e rregullës 54(4) ishte në mospërputhje me nenin 29 të Kushtetutës”, thuhet në vendim.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave