Ajo lindi dhe jetoi deri në përfundim të shkollës fillore në Luginën e Preshevës.
Gjithë këtë kohë kishte përjetuar shtypjen dhe robërinë nga pushteti serb që po e bënte ndaj shqiptarëve.
Linda Fetahu Krivanjeva vendosi që shkollën e mesme ta vazhdojë në Ferizaj.
Nuk ishte as aty ndryshe. Gjithë kohën shtypje e protesta. Dhe në vitin 1999, në janar, pas Masakrës së Reçakut ajo vendosi t’i bashkohet si infermiere Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka publikuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Janar ‘99. Agu i parë pas masakrës së Reçakut, ishte pikëkthesa kur Linda Fetahu-Krivanjeva vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si infermiere e re, ajo u gjend pranë fëmijëve, të pambrojturve, të sëmurëve, të thyerve në moshë, të vrarëve e plagosurve, ushtarëve të lirisë në çastet më të vështira e në orët më të liga.
Ajo ende dhembshurisht kujton qëndrimin e parë përballë me mortin: një vajzë 23 vjeçare, shtatzënë, e cila tre ditë pasi humbi fëmijën, shkoi edhe vetë në amshim, për të mbetur gjithmonë martire në mbamendjen e përbashkët të gjithë kombit shqiptar. Ato u bënë pluhur frymëzimi për çdo brez shqiptarësh më pas, ndërsa puna, loti e sakrifica e Lindës u bënë dielli i lirisë i më të dashurës, Kosovë.
Lutem ta shpërndani këtë histori për t’i dhënë krahë e jehonë rrëfimit madhështor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
LiriaKaEmër #KrenarmeUÇK”, ka shkruar Cakaj në postimin e tij.
Shikojeni videon e plotë:
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...