Është e shkatërruar por vlerën e ka të madhe.
Është kjo vetura e aktorit të ndjerë Bekim Fehmiut.
Historia e saj është mjaft e veçantë.
Vetura Pezho 404 e prodhuar në vitin 1967, mban në vete një histori të tërë.
Honoraret nga filmi i Odiseut, për Bekimin u bënë shkas që të blej këtë veturë mjaft luksoze si dhuratë për nënën e tij.
Ndonëse kanë kaluar vite nga dëshira për ta pasur veturën e tij e shtyri fotografin Burim Myftiu, nga Prizreni që këtë veturë ta marr në pronësinë e tij.
Myftiu ka rrëfyer se si ka ardhur deri të blerja e veturës së Fehmiut në vitin 1997.
E ndonëse e shkatërruar, Myftiu thotë se nuk e ka ndërmend pas riparimit ta shes këtë veturë.
“Veturën e aktorit Bekim Fehmiu e kam blerë nga familja Fehmiu. Unë i kom komshi në Prizren dhe aty e kom pa veturën në garazhd dhe e pyeta për veturën. Unë isha i interesuar pasi i kom dëshirë veturat antike. Prej vitit 1997 e kom në pronësi”.
Madje me këtë veturë, ai thotë se kanë kaluar edhe kufirin Kosovë-Maqedoni në kohën e luftës.
“Unë më këtë veturë u nisa për Maqedoni në kohën e luftës. Këtë veturë e kom përdorur deri në fund të luftës”.
E pas riparimit të saj, Myftiu ka një qëllim.
“Kjo veturë ka nevojë të riparohet. Komuna e Prizrenit ka premtuar që do të ndihmoj me subvencion për riparim. Kjo veturë s’ka vlerë nëse ish mbet në pronën time andaj kom vendos ta dhuroj në muzeun që do të ndërtohet në Prizren. Kjo ka vlerë vetëm nëse ekspozohet dhe vizitorët do të mund ta shohin”./V.Selimi/arbresh.info/
Kështu do të duket Galaxy S25 Ultra
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...