Disa nga viktimat kosovare të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit tashmë janë plakur para kohe, disa kanë ndërruar jetë duke privuar vetveten nga kjo jetë, të tjerat që ishin vajza ndër 18 vjeçe kur u dhunuan dhe kurrë më nuk u martuan.
Shtëpia ku forcat serbe i dërguan me dhunë duke i ndarë nga familjet e tyre dhe i dhunuan seksualisht 40 gra e vajza të reja ndodhet ende aty. Në këtë fshat të rajonit të Drenicës (vend i njohur për redaksinë) gjurmët e krimit nuk janë fshirë.
Disa nga viktimat e dhunimit tashmë janë plakur para kohe, disa kanë ndërruar jetë duke privuar vetveten nga kjo jetë, të tjerat që ishin vajza ndër 18 vjeçe dhe u dhunuan nuk janë martuar, kanë mbetur pa arsimim dhe të papuna…, por secila nga to ende është në gjendje të identifikojë kryerësit e veprës dhe kërkon drejtësi.
Një nga 40 viktimat e dala gjallë nga “shtëpia” e krimit për herë të parë rrëfen për “Zërin” sesi i besuan simbolit të paqes dhe me shami të bardha në duar u dorëzuan duke besuar se një ushtri ka rregulla dhe se askush nuk do t’u bënte keq pleqve dhe grave me fëmijë.
“Ata na dhunuan edhe fëmijët. Dhunuan edhe vajzat nën moshën 18 vjeçe”, thotë në rrëfimin e saj viktima e dhunës seksuale dhe një ndër dëshmitaret e tmerrit që përjetuan nënat dhe vajzat. Ajo tregon sesi u dhunuan nga serbët dhe në prezencë të fëmijëve të tyre.
U dhunuan dhe në prezencë të vjehrrave (prindërve të bashkëshortëve). Gjithçka para syve të saj ndodh sikur në ditën e para 18 vjetëve kur serbët i morën nga lëndina ku dolën dhe u bënë bashkë gratë me fëmijët e pleqtë të mbetur në shtëpi. Të gjithë i mblodhën në një shtëpi të fshatit. Kurse përreth shtëpi e hambarë, ara me të mbjella po digjeshin.
Ajo thotë se i frikësoheshin se do t’i digjnin të gjallë me fëmijët. Por tani mendon se ndoshta më e drejtë do të ishte t’i digjnin të gjalla sesa t’i dhunonin seksualisht dhe foshnjat nga duart t’ua hidhnin tutje.
Kjo nënë nga Drenica ende sot vuan plagët e dhunimit dhe të torturës. Ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, sëmundje të reja i paraqiten vazhdimisht, kurse më e pashërueshmja ajo rrëfen se është “turpi” që detyrohen ta mbajnë pa pasur ndonjë faj. Nga një viktimë krimi ajo thotë se u kthyen në turp për rrethin dhe për shoqërinë.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...