Karin Dubler, vetëm kur i ka mbushur 18 vjet ka kuptuar se ajo në fakt kur ka lindur është quajtur Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë janë nga Kosova dhe e kanë dhënë për adoptim pak ditë pas lindjes.
Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e ka adoptuar vajzën në Reichenberg të Kantonit Schwyz ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia ka zbuluar vetëm kur ajo ka mbushur moshën madhore, raporton srf.ch.
Tash ajo shkon për herë të parë në vendin e saj të prejardhjes për t`u njohur me kulturën, vendin dhe njerëzit e atjeshëm. Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich.
As ai nuk ka qenë ende asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës, trasnmeton albinfo.ch.
Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës.
Atje ajo përjeton një takim që do t`ia ndryshojë përgjithmonë jetën…
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...