Përpara dy ditësh në shumë media u pasqyrua një intervistë që një vajzë 12-vjeçare jepte në lidhje me lojën “Balena Blu”.
Lajmi ngalli kurreshtje të madhe tek lexuesit dhe të shumtë ishin ata që përgëzuan vajzën sepse “kishte shpëtuar” nga ky tmerr duke arritur të largohej në kohë nga loja.
Por me sa duket ka shumë mundësi që në fakt vajza të jetë një mashtruese, dhe e gjithë intervista të jetë në fakt një mashtrim mediatik për të rritur shikueshmërinë.
Kështu faqja në Instagram “cabonedaku” ka bërë një montazh duke hedhur një video ku renditen njëra pas tjetrës dy intervista që kjo vajzë ka dhënë në dy media të ndryshme. Nëse do ta dëgjoni me vëmendje deklarimet e saj janë mjaft kontradiktore, pasi në intervistën e parë ajo shprehet se ka rënë në kontakt vetë nëpërmjet internetit me këtë lojë, ndërsa në intervistën e dytë shprehet se lojën ia ka prezantuar një shoqe nëpërmjet një aplikacioni.
Ndërsa një tjetër provë që tregon se vajza as që e ka idenë e asaj që po thotë është fakti se sipas saj që të luash lojën duhet të kesh të instaluar një aplikacion, ndërkohë që kjo nuk ka aspak lidhje, pasi dikush nga “Balena Blu” të kontakton direkt me mesazh në rrjetin social Facebook./JOQ.al
https://www.instagram.com/p/BVZnavxgpzq/?taken-by=cabonedaku
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...