Kosova përveç që përballet me papunësi edhe ata që punojnë përballen me mungesë të ligjit të punës.
Ka shumë raste kur në Kosovë, punëtorët keqtrajtohen nga punëdhënësit, ndërsa puna me orar të tejzgjatur është thuajse praktikë në shumë kompani vendore, shkruan Gazeta Intro.
I tillë është rasti i të riut Adnan Berisha, i cili ka rrëfyer për Gazetën Intro, rastin e tij ku punonte 14 orë për një rrogë prej 250 eurove.
I riu kishte punuar në një pikë karburanti, ndërsa punën aty e ka cilësuar si një ferr. Orari i tejzgjatur, mos rrespektimi i ligjit të punës, mos paisja me kontrat të punës, ishin vetëm disa nga padrejtësit të cilat i hasi ky i ri kur filloj punën aty.
Ky është rrëfimi i plotë i Adnanit:
Pikat e derivateve për shumë konsumatorë duken mjaft mbreslënse dhe mahnitëse nga ana e jashtme, por për puntorët që janë aty është një ferr në vete.
Orari i tejzgjatur, mos paisja me kontratat të punës, mos rrespektimi i ligjit të punës e shume padrejtësi të tjera.I tillë ishte edhe rasti im, kur punoja në një pikë karburanti ndër më të njohurat në rajon.Orari i tejzgjatur, mos rrespektimi i ligjit të punës, mos paisja me kontrat të punës, ishin vetëm disa nga padrejtësit të cilat i hasa kur fillova të punojë si i ri.Punonim në dy ndërrime, ndërrimi i parë nga ora 8:00 deri në ora 18:00, edhe pse ky ndërrim deri diku ishte i përballushëm, mirëpo shumë shpejt vinte ankthi i vërtet, ndërrimi i pasditës apo siç e quanin shefat ndërrimi i natës, fillonte nga ora 18:00 deri në ora 8:00 të ditës së nesërme, ishte ankth i vertetë, ngase gjatë gjithë asaj kohe duhet të qëndronim zgjuar unë dhe kolega im, ku shpeshherë pjesën më të gjatë të natës shoqëri na bënin yjet në qiell dhe disa ulërima të qenve endacak.
Shumë kush mund të pyet përse nuk ke kërkuar që të kesh kontrat pune?? Nuk është që nuk kemi kërkuar një gjë të tillë vazhdimisht çdo fundmuaj kur parat i merrnim me KESH, gjithmonë pasonte pyetja: Shef kur po e bajm qat kontrat bre??, dhe përgjigja është e menjëhershme: “Mujin tjeter obo mos u gutni edhe ju”Andaj nuk quditëm me faktin që për shumë të ri vetëm Evropa është zgjidhje, jo për faktin që atje “te presin me lula”, mirëpo që puna të cilën e bënë të shpaguhet mundi që t’i e jep.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...