Rrëfimi i të moshuarit që nuk di për fatin e dy familjarëve të tij (VIDEO)

10:50 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Kadri Isufi ka dalë sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.

Ai është nga fshati Kushtovë e Mitrovicës dhe nga lufta e fundit në Kosovë nuk di ende për fatin e dy anëtarëve të familjes, vëllait dhe kunatës, ndërkohë që deri vonë e kishte të zhdukur edhe djalin të cilin më pas e kisht gjetur, shkruan arbresh.info.

Bashkë me shumë familjarë të tjerë të cilët nuk dinë se ku i kanë më të dashurit e tyre, Isufi ka kërkuar sot para Qeverisë së Kosovës që tu japin një përgjigje.

Dëgjoni rrëfimin e tij në videon më poshtë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525337107531376/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme