Qindra gra kosovare gjatë luftës së viteve 1998-1999 përjetuan tmerrin më të madh, që nuk do ta kishin menduar ndonjëherë. Ato u dhunuan fizikisht dhe seksualisht nga forcat ushtarake e paramilitare serbe, në mënyrat më mizore të mundshme.
Në RTV Dukagjini, njëra nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar tmerrin që ajo ka përjetuar.
Rrëfimi i saj nis kështu:
“Kur filloj lufta në ’98-ën dulem prej shpije. Shkum nëpër fusha nëpër male, masanej atje nejtem. Masanej ja nisen me ikë. U bënë shumë burra aty thanë me ik fmit prej ktuhit, se fmija piskatshin, bërtitshin lypshin me hanger, me dalë, me flejt mu rahatu… Masanej ja nisem me i ik fmit, i mledhem traktorat.. .aty ish edhe burri jem. I murren fmit i iken… Unë meta s’pata vend ku me shku.
Mas disa ditëve, hajt tham të shkojmë edhe na të ikim, se s’mujm me jetu ma kështu nëpër male, nëpër fusha, nëpër lugina, ku gjojshim si shpella u mshefshim. Vendosem hajde të shkojmë deri te shpia t’i marrim do tesha t’ jau çojmë edhe fëmive, se fmija shkun pa asni tesh qysh jon kon prej malit qashtu shkun. Kur shkum te shpia thash hajde a po shkojm dyjat bashk, shkum mi marr teshat ajo në shpi të vet, nejse ajo i paloj teshat e veta thash hajde të shkoj edhe une ti marr te shpia jem”, rrëfen ajo.
Por, në momentin kur ajo arriti tek shtëpia, i ndodhi ajo që nuk e kishte menduar, në shtëpinë e saj ajo përjetoi krimin më të rëndë.
“Kur shkum te shpia ata ishin kon aty, shkum te dera pe shohim hallakam para dere, kerrsh e kishin ba aty, shishe të thyme, vike era birra, raki prej së largu… e na po ja bojm njona-tjetres tek osht dikush ktu po hajde të kthehem, kur jon dal ata…ata na kapen… jo nuk kini ka me shku ata në atë gjuhen e vet.
Ata e kapen ja mshelen gojen edhe e shtin ni dhom aty… mu mkapen dy veta edhe më pshteten në koridor e kem pas ni friz të madh aty në koridor, m’pshteten mu për frizi…dy vet mi majshin krahet, durt, njo tjeter kamt edhe ai nisi me at punen e vet me dhunu, bertim e piskam ajo piskatke atje mrena… edhe une ne kete ane po ata me thika mos piskatni”, vazhdon rrëfimin e dhunuara gjatë luftës.
Por, tmerri i saj nuk mbaroi me kaq. Forcat paramilitare serbe ia lënduan edhe dorën viktimës.
“E dikur kur nuk pushojsha i ka ra frizit shumë edhe më ka ra në dorë ma ka pre dorën edhe e ka ngul në friz thikën. E, ai i treti piskatke bërtitke edhe kafshojke ka komtë. Mas ni kohe mu m’ka ra të fikt kur ma ka pre dorën. Aq shumë që i ka ra, ma ka çu dorën kështu përpjet edhe i ka ra me thikë ma ka pre krejt këtë pulpin e dores te krahu. E, qat’herë unë kom piskat me të madhe. Po edhe mu shtjerr zani nuk mujsha me piskat ma. Ai tjetri dhunojke sa mujke. Kamt dojshin mu shky… Mas qasaj kohe për njo e di, e tjerët çka kanë bo se di, m’ka hup vetëdija…”, tregoi ajo.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/193236834941314/
Përpos tmerrit dhe dhimbjeve që ajo ndjen akoma nga ajo që i ndodhi, me të përfunduar lufta ajo përjetoi dhimbjen më të madhe nga bashkëshorti i saj, i cili ia ktheu shpinën dhe e la të vetme.
“Masi përfundoj lufta, ja nisen mu kthy ata që kishin ik… Qysh me ju kallxu ai mshike në atë gjendje, më thojke: çka ki çka u bo? U desht patjetër m’i tregu. I tregova burrit… Burri, …. ti e paske ditë… Qesi fjalëve që folin burrat, disa prej tyre, spi përfshi krejt… Ti s’paske dasht me ardh, ti për qeta paske nejt… e qeshtu…, Sot nuk jetoj ma me burrin”, shprehet ajo mes lotëve.
E, sot pas 20 vitesh, ajo thotë se nuk do të mund t’i identifikonte dhunuesit.
“Ata kanë qenë të ngjyrosur, edhe me mi qit përpara nuk besoj që muj mi njoft”, tha ajo.
Mes lotëve, dhe dhimbjeve që akoma ndjen nga krimi që iu bë nga paramilitarët serbë, ajo thotë se ankthi i asaj dite nuk kalon kurr, dhe do të jetë prezent gjithmonë tek ajo.
“Ajo kurr s’heket, ai ankthi, andrrat kurr nuk heken prej kreje. Çdo natë shoh andrra. Te secila gru që i ka ndodh ato kanë me qenë prezent gjithmonë”.
Ndryshe në emision është diskutuar se sa kemi punuar si shoqëri për këto viktima dhe sa viktima kanë marrë statusin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...