Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka folur për jetën dhe karrierën e tij.
Selmanaj i lindur në Deçan, vjen nga familje që ishte e persekutuar nga pushtetet serbe.
Ai qysh si i ri u përballë me burgjet serbe ku edhe u përjashtua edhe nga shkolla pa të drejtë vazhdimi në ndonjë shkollë tjetër.
Burgosjet për të do të vazhdojnë edhe shumë herë të tjera, por ai arriti t’i mbijetoj edhe masakrës në burgun e Dubravës.
Selmanaj bashkë me disa veprimtarë të tjerë ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve “Shqiponja”, e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë.
Ai thotë se për herë të parë për organizimet e UÇK-së kishte dëgjuar në momentin kur ishte vrarë Luan Haradinaj.
“Vrasje Luanit një kohë është mbajtur e fshehur. Në fshat ndër njerëzit e paktë që dinin për vrasjen e tij isha edhe unë. Në mbrëmje erdhi Hilmi Haradinaj bashkë me Dautin dhe e treguan ngjarjen, por nuk dinin a ta mbanin të fshehur rastin ende…Për shkak të rrezikut nuk dinim çfarë të bënim”, tha ai në RTV Dukagjini.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se Dauti në atë kohë mori vendim që varrimi i Luanit të bëhej me ceremoni.
“Plaku [Hilmi Haradinaj] më pyeti se çfarë po mendon, ndërsa unë i thashë të presim edhe mendimin e Dautit. Kur erdhi Dauti tha le t’i del flaka në të gjitha anët Luani do të nderohet si ushtarë i UÇK-së. Pastaj ishte vendimi ynë i përbashkët në mbështetje të mendimit të Dautit”.
“…Gjatë varrimit njerëzit ishin të armatosur edhe pse jo me uniforma, por, në ndonjë ndërhyrje të mundshme të forcave serbe atë ditë do të fillonte lufta”.
Aktiviteti i Selmanajt në koordinim të veprimeve do të vazhdonte deri më 24 mars të vitit 1998 kur edhe do të arrestohej nga forcat serbe.
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...