Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza”, Bashkim Lokaj i ishte bashkuar njësiteve që zhvilluan Betejën e Koshares me urdhër të Ramush Haradinajt.
Lokaj kujton momentet kur është takuar me Agim Ramadanin dhe fjalët që i kishte thënë ai.
“Agimi më tha nga sot je ushtar i imi. Unë i thashë me gjithë dëshirë komandant, por ju e dini që unë jam ushtarë diku tjetër. Agimi më tha: Ku je ushtarë ti, jam edhe unë”, tregon ai në “Debat Plus”, duke shtuar se për Agim Ramadanin nuk kishte ndasi UÇK-FARK.
Pjesëtari i njësisë speciale “Shqiponjat e Zeza” thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndarje te ushtarët që kanë qenë në front.
“Ngrohtësinë që e kishim në Dukagjin e kemi gjetur edhe në Papaj [ku ishte FARK-u]. Dallimet më shumë i kemi parë pas periudhës së luftës”, thotë ai.
Lokaj tregon se bashkë me Agim Ramadanin e të tjerë ishin nisur në mision për të marrë pikat e Junikut apo Jasiqit siç njihen nga banorët.
“Unë kam bartur një snajper. Agimi më ka thënë se unë duhet të qëndrojë 1 km mbrapa shpinës së tij për ta mbrojtur…Njësitet serbe kanë hyrë në mes të frontit për të marrë pikat tona. Njesitet na kanë lajmëruar për këtë zhvillim dhe ne jemi detyruar të kthehemi për t’iu dalë në ndihmë shokëve në pikën lartë”.
“Naser Vllasi na ka treguar se njësitet serbe që kishin ardhur ishin njesite elitare që kanë ardhur nga Nishi dhe ishin të specializuara për marrjen e pikave. “Nëse i zëmë këta të gjallë, ushtria serbe ka kapitulluar”, tha Naseri. Naseri me djemtë më të mirë u nisën në një drejtim ndërsa ne shkuam në krahun e djathtë të serbëve”, rrëfen Lokaj ngjarjet dramatike të luftës.
“Agimi edhe pse ishte komandant ishte i pari në front. Unë pasi shpenzova 5 plumbat e snajperit u ktheva të marr municion. Aty me tha dikush se na është plagosur një ushtar. U drejtova te Naseri se e kisha shokun më të afërt. Ai më tha që është mirë por që komandanti [Agim Ramadani] është plagosur…Unë kam shkuar në drejtim të vendit ku ishte Agimi. Ai kishte pasur plagën mjaft të madhe në anën e majtë që e kishte marrë ashtu siç ishte duke luftuar. E kam prekur dhe kam parë që nuk ka puls. Në momentin që e kam parë gjendjen kam bërtitur duke ftuar ushtarët. Ka ardhur Naseri e të tjerët. E kemi vendosur në një thes që e mbanim në çantë dhe jemi tërhequr. Më mbrapa kemi marrë edhe dy ushtarë që kanë rënë në front gjatë asaj dite dhe kemi shkuar në shtab. Kam njoftuar Rrustem Berishën që të mos merrnin vesh të tjerët. Aty Rrustemit ja kam dorëzuar edhe armën e Agimit dhe personalisht më ka rënë morali”, tregon ndër të tjera Bashkim Lokaj.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...