Lumnije Pajaziti ka thënë se vajzën e saj e kishin gjetur të vrarë në bjeshkët e Strellcit.
“Donjeta nuk është lajmërua në punë hiq edhe e kemi thirr në telefon e ka cingrat telefoni por nuk është përgjigj, 3 here i ka bërë telefoni , dikur është ndërpre telefoni i saj, atëherë u merakosem se çfarë ka ndodhë më të, pastaj e ka marrë burri një makinë ka shkuar në vend të punës në “Liridon” ka punuar, ka shkuar ka pyetur, kanë treguar se Donjeta nuk është ardhur, pastaj menjëherë e kemi lajmëruar në polici. Mas 6 jave është gjetur e vrarë në bjeshkën e Strellcit”, ka rrëfyer Lumnije Strellci.
“Shteti që vret gra” është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim.
Për këtë dokumentar flasin familjarë të viktimave. Flasin mbrojtës të tyre. Njerëz të shoqërisë civile. Dhe njerëz që mbajtën postet më të larta në Republikën e Kosovës. Flasin për dhunën e një kombi patriarkal. Për shtetin që vret gra.
Dokumentari i parë nis me historinë e trishtueshme të Donjeta Pajzitajt, një grua e vrarë në malet e Pejës për të cilën aktualisht shteti kosovarë nuk e ka asnjë person në burg për të, dhe trajton në detaje edhe rastet e grave të tjera që u vranë nga burrat e tyre dhe që drejtësia vendore dështoi ti parandalonte kur e pati seancën, dështoi edhe ti dënonte kur e kryen krimin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...