Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku u shpall i pafajshëm në rastin “Bellanica”, Fatimir Limaj, theksoi se organi ndjekës nuk u bazuar në prova dhe fakte, por në emrin e tij.
Në emisionin “Argument Plus”, Limaj theksoi se askush nuk mund të ndiqet për një vrasje, vetëm se kishte përgjegjësi komanduese për zonën ku është kryer vrasja.
“Çështja e drejtësisë nuk është thjesht me kry një punë, çështja e hetimit të së vërtetesë nuk është thjesht me kry një punë administrative, është më tepër se kaq’, tha Limaj për TV21.
“(Ky proces) ishte krejt i panevojshëm për faktin se të gjithë e kanë ditur, edhe organi i akuzës, edhe ne, edhe një jurist i thjeshtë e ka ditur që ky proces nuk ka asnjë provë, asnjë fakt”, shtoi ai.
“Si mundet të akuzojë dikush për përgjegjësi komanduese kur nuk dihet urdhërdhënësi. Prokuroria e ka dëshmu vetë: nuk dihet kush e ka bërë krimin, ku ka ndodhë ai krim, kush e bëri dhe kush dha urdhër?”, pyeti Limaj.
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...