Mentori (emri i njohur për redaksinë), është 62-vjeçar.
Ai është nga qyteti i Pejës dhe tash e 21 vjet, që më 1996, jeton me virusin HIV/AIDS.
Për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se si është infektuar me këtë virus.
“Jam operuar në një spital në Spanjë, ku edhe kam qëndruar për tre muaj. Dyshohet se aty edhe e kam marrë këtë virus pasi që në vitin 1995 nuk e kanë testuar gjakun të cilin unë e kam marrë të infektuar”, tregon Mentori.
Jeta më sëmundje është e vështirë, aq më vështirë të jetosh me HIV/AIDS në Kosovë, ku njerëzit e kësaj kategorie ndihen të stigmatizuar.
“Unë jetoj normalisht. Shumica e njerëzve nuk e dinë që jam i infektuar. Bëj shumë sport, pasi ky virus kërkon aktivitet për shkak se terapia është shumë e rëndë. Por, me ushtrime fizike i mbron veshkat dhe mëlçinë. Unë merrem me alpinizëm më së shumti. Deri 20 kilometra në ditë eci”, thotë Mentori.
Në Kosovë, që nga viti 1986 kur ishte identifikuar rasti i parë, sipas shënimeve të Klinikës infektive me virusin HIV/AIDS janë prekur rreth 160 persona. Prej tyre janë 30 persona të cilët marrin terapi. E, terapia, të cilën e posedon Klinika infektive në QKUK, sipas Mentorit, është e njëjta me të cilën bëhet imunizimi. Ai konsideron se terapia duhet të ndërrohet pas disa vitesh, mirëpo kjo nuk bëhet:
“Unë kam jetuar edhe në Spanjë dhe atje është krejt tjetër mënyrë e trajtimit. Por, gjendja është shqetësuese, sepse ka shumë të prekur me HIV, që nuk shkojnë të marrin terapi e pa terapi jeton shumë shkurt’’, thotë ai.
Në Klinikën infektive në QKUK, infektologu Sali Ahmeti thotë se përdorin terapi protokollare, ashtu si edhe në të gjitha vendet tjera të rajonit e Evropës, për trajtimin e të prekurve me virusin HIV/AIDS.
Në anën tjetër, Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit Kosovar të Personave që jetojnë me HIV në Kosovë, thotë se trajtimi i personave me HIV është i mangët.
Një nga donacionet e mëdha që ka mbështetur sistemin shëndetësor në Kosovë ndër vite është edhe Fondi Global, ku fokusi ka qenë në parandalimin si dhe trajtimin e të sëmurëve me HIV/AIDS, dhe tuberkuloz. Për këto sëmundje janë ndarë çdo pesë vjet nga pesë milionë euro.
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë