Rrëfimi i kosovares që u përpoq të ikë nga Siria, por u zbulua nga pjesëtarë të ISIS-it

09:42 | 20 Maj 2019
Arbresh.info

Ishte bindur nga disa vajza për “të mirat” që e presin në Siri, por pasi shkoi atje u ballafaqua me realitetin e tmerrshëm.

Një femër kosovare, e cila është pjesë e grupit të fundit të të kthyerve muajin e kaluar nga Siria në Kosovë, ishte rekrutuar para katër vjetëve nga disa vajza kosovare për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS. Atje shkoi si beqare dhe më pas u martua e lindi tre fëmijë brenda katër vjetëve

Ndërsa një grua tjetër kosovare kishte shkuar në Siri në vitin 2014, pasi atje i kishte shkuar bashkëshorti i cili ndërkohë filloi t’i bëjë presion t’ia dërgojë fëmijët, siç thoshte, për t’ia filluar një jete të re atje.

Rita Matoshi, avokate e kësaj, thotë për “Zërin” se klientja e saj fillimisht e kishte kundërshtuar kërkesën e bashkëshortit.

“E gjithë kjo nisi me kërkesën që i është bërë nga burri i saj, i cili kishte qenë në Siri dhe ka kërkuar nga ajo ta mbështesë atë duke ia sjellë edhe fëmijët që të fillojnë një jetë të re atje. Një gjë të tillë së pari e mbrojtura ime e ka kundërshtuar e më pas ai ka kërkuar nga ajo t’ia dërgojë vetëm fëmijët dhe kështu ajo merr rrugën për në Siri qysh në vitin 2014”, ka thënë Matoshi për gazetën “Zëri”.

Ajo ka shtuar se klientja e saj ka tentuar disa herë të ikë nga Siria, por është kapur nga grupi terrorist ISIS, duke shtuar se për të ikur kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë edhe nga bashkështetasit e saj, të cilët nuk i ishin përgjigjur pozitivisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme