Me meritë mjekët dhe infermierët në këtë kohë të përballjes me coronavirusin, po cilësohen si heronj.
Për bluzat e bardha ditët e fundit nuk kanë munguar falënderimet e mbështetja, jo vetëm nga institucionet por edhe nga shumë qytetarë.
Një prej infermierëve që ka qenë në vijë të parë kundër coronavirusit është edhe Fitim Havolli, i cili nga dita e parë kur shpërtheu virusi në Kosovë me 13 mars, po i ndihmon pacientët e infektuar, sigurisht së bashku me shumë kolegë të tjerë.
Havolli i cili punon që nga vitit 2002 në Klinikën Infektive, pra prej 18 vitesh, në një bisedë për Gazetën Online “Reporteri.net”, tregon luftën deri tani një muajshe ndaj virusit, dhe për shërimin e pacientëve të prekur.
Havolli thotë se nga dita e parë e deri sot, situata me coronavirusin është menaxhuar mirë, ndërsa shpreh keqardhje për personat që kanë vdekur.
“Si për gjithë botën por edhe për ne si Infermierë/e sfida kryesore është se virusi është ende i panjohur në raport me njerëzimin! Sa i përket sfidave tjera profesionale mund të ju them që jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe menaxhmenti aktual është i mrekullueshëm, duke u bazuar në përvojat tona të shumta me epidemi të ndryshme që klinika Infektive dhe stafi i saj, infermier e mjekë, përballen! Këtu çka është për ne sfidë dhe e mundimshme është veshja me rroba speciale dhe shumë të mundimshme edhe gjatë ndërhyrjeve tona profesionale, por e kuptueshme duke e marrë parasysh këtë virus vdekjeprurës në gjithë botën. Fatmirësisht tek ne deri me sot nga dita e parë të rasteve me Covid-19 është duke u menaxhuar mirë sipas mendimit tim, duke ndier keqardhje për gjithë ata/ato që humbën betejën më këtë virus”, ka thënë Havolli për Reporteri.net.
Ai thotë se kënaqësia më e madhe për stafin mjekësor është kur puna e tyre profesionale rezulton me rezultatin e mirë që i vije pacientit.
Ai tregon si e falënderojnë atë dhe kolegët e tij për punën që po e bëjnë në në këto ditë të vështira.
“Ka raste kur pacientët na kanë bërë të ndihemi mire, dhe poashtu është motivim për gjithë ne, kur ata na falënderojnë me fjalët më të mira për kujdesin punën dhe angazhimet tona të përditshme që ne i bëjmë sipas obligimit tonë ligjor, moral e profesional! Pacientët edhe sot na nderojnë e na falënderojnë me shumë terme të mëdha e të respektueshme.”, ka thënë Havolli.
Ai tregon se ishte kujdestar më datën 13 mars kur u paraqit rasti i parë me coronavirus në vendin tonë, ndërsa thotë se për 14 ditë kishte qëndruar larg gruas dhe tre fëmijëve, ndërsa shton se edhe sot vazhdon të mbajë distancën e rekomanduar.
“Kur u konfirmua rasti i parë në Kosovë me Covid -19, pra 13.03.2020, unë isha kujdestar dhe pavarësisht se unë isha i pajisur me gjitha masat mbrojtëse, por pasi virusi ishte i panjohur, unë mora vendim në mirëkuptimin edhe të bashkëshortes sime që për çdo siguri të mos qëndrojmë bashkë 14 ditë nga dita e parë, sipas rekomandimeve të OBSH-së, që periudha e inkubacionit me sëmundjen mund të jetë 2-14 ditë! Pas 15 dite unë jam bashkuar me familjen, por prapë vazhdojmë ta kemi një distancë sociale minimale të mundshme edhe në shtëpi”, tregon Havolli.
I pyetur për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Kliniken Infektive, Havolli thotë se në përgjithësi është shumë e mire, përjashtuar disa raste që janë në gjendje më të rëndë.
“Falë Zotit dhe përkushtimit të gjithë profesionistëve që i posedon Klinika Infektive si staf dhe menaxhment gjendja e pacientëve është shumë e mirë, në përjashtim të disa rasteve që vazhdojnë të kenë gjendjen e rëndë, pasi përveç virusit kanë edhe plot sëmundje tjera shoqëruese sipas ekspertëve, infektologëve të Klinikes Infektive”, thotë ai.
Havolli që është edhe kryetar i Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor në Kosovë i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
“Thirrja e ime është të vazhdojnë të ikin nga ky virus duke qëndruar në shtëpi, duke mbajtur higjienën personale dhe duke respektuar gjitha masat e marra nga institucionet përgjegjëse, IKSHP, dhe institucioneve tjera shtetërore. Përderisa ne kemi hyrë në muajin e dytë nga dita e parë dhe situata mund të eskaloj nga kontrolli, duhet të sakrifikohet lëvizja e lirë nga vetë ata, që edhe neve ekspertëve dhe profesionistëve shëndetësor të na mundësojnë të ju ndihmojmë më shumë gjithë atyre që kanë pasur fatin e keq të prekën nga coronavirusi. Ne bashkë më ju familjar e qytetarë të nderuar, për një muaj ja kemi thyerë këmbët virusit, nëse vazhdoni t’i respektoni masat strikte, qëndrimin në shtëpi, ne do ja shkulim edhe kokën virusitfamkeq dhe do i japim fund këtij izolimi shoqëror, ekonomik, kolturor, sportiv etj!”, thotë Havolli.
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...