Bashkë me fëmijët dhe familjarët e tjerë kishin dalë nga fshati me idenë se do të gjenin një vend të sigurt. Për muaj të tërë do të endeshin nga një fshat në tjetrin. Çdoherë e më vështirë po bëhej për këtë nënë dhe për fëmijët e saj, sado që koha po kalonte.
Nën urdhrat e paramilitarëve serbë, ajo dhe gjashtë familje të tjera vendosen në disa shtëpi të braktisura në një qytet të Kosovës. Të gjithë ishin fëmijë e gra. Për disa muaj janë dhunuar sistematikisht. Nuk u kursyen as fëmijët. Ajo është e bindur se ka arritur të abortojë me barna popullorë shtatë javë pas dhunimit të parë
Rrëfimi në vetën e parë
H.K: Abortova shtatzëninë që e kisha prej tyne
Jam ‘69-sh e lindur. Edhe vajzërinë e kam pasë tragjike. S’kemi pasë. Skamje, gazep. Jemi rritë n’kushte shumë t’randa. Baba i papunë, kallabllak fmi. Kemi hjekë boll. Kem përjetu boll. Bone hesap, që ka pasë ditë e qitke nana nji bukënore. Nana s’hajke hiç. Ja niske kajke. Unë isha ma e madhe prej tanë fmive. E pajsha nanën tu kajtë, e thojsha, “as une s`du me hangër”.raporton express
Pasha Zotin. Me talla jemi nxeh. Qaq jetën e kemi pasë t’randë. Tanë, me motra me vllazni kena m’su. Tashti, qato që kemi hjek, e me qato kushte kaq t’rana, krejt janë profesora, krejt janë që punojnë, krejt janë që janë shkollu, doktorra, krejt ajo familje e jemja, fije e për pe. Tanë janë shkollu. Krejt. Po veç vllaznia, na motrat nuk e kemi pasë shansën me shku në shkollë./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës