Një i ri nga Serbia që i qëlloi të jetë prezent në një nga vrasjet më të përfolura gjatë pasluftës, ka rrëfyer në detaje se çfarë pa në një qendër trajnimi të Xhandarmërisë serbe.
Ivan Pajiq ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se si kishte parë të qëllohet një nga vëllezërit “Bytyçi”.
“Kam qenë dëshmitar okular në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, të njërit vëlla të vrarë, pra kam qenë i pranishëm kur e kanë privuar nga jeta”, tha Pajiq.
Ai tregoi se më 9 korrik të vitit 1999 në qendrën e trajnimeve të Xhandarmërisë serbe në Petrovo Sello kishte parë tre civilë dhe tre ushtarë dhe më pas ishte larguar kur njëri nga ushtarët kishte shtënë me armë në njërin civil.
Ai kishte kuptuar se civilët në fjalë ishin vëllezërit Bytyçi vetëm pas raportimeve të mediave
Vëllezërit Bytyçi, shqiptarë me shtetësi amerikane, ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin gjetur të vdekur në Serbi, dy vite pas luftës në Kosovë.
Pajiç flet lidhur me deklaratat që kishte dhënë në Prokurorinë të Serbisë pas rastit dhe si kishte vazhduar jeta e tij pasi dëshmisë.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...