Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.
Mentori Baftjari, ka vdekur në burg në vitin 2015. Që nga ajo kohë, pensionisti nga Gjilani, Isa Baftjari, që tash kujdeset për familjen e djalit, është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.
34-vjeçari ishte dënuar me dy vjet burgim për vjedhje.
Nëntë muaj pasi ishte burgosur, kishte vdekur në Burgun e Dubravës.
Rrëfimi i babait për djalin që i vdiq në Burgun e Dubravës
Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.
Mentori Baftjari, ka vdekur në burg në vitin 2015. Që nga ajo kohë, pensionisti nga Gjilani, Isa Baftjari, që tash kujdeset për familjen e djalit, është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.
34-vjeçari ishte dënuar me dy vjet burgim për vjedhje.
Nëntë muaj pasi ishte burgosur, kishte vdekur në Burgun e Dubravës.
“Shkoi e mori atë, dënimit e merituar. Shkoi që ta vuajë dënimin që të mos ketë më probleme, por ai nuk u kthye më. U kthye në arkivol. Thonë se i kanë dhënë barna më tepër, tri lloje e për atë edhe ka vdekur”, tregon babai i Mentorit.
Isa Baftjari dyshon se Mentori ishte keqtrajtuar në burg. Për këtë kishte shkruar edhe një letër djali i tij i ndjerë, ku i kishte shpjeguar familjes për problemet që i kishte pasur me një nga gardianët.
“Mora vesh edhe siç e kishte shkruar djali në letër se një guardian i burgut, rreshteri, e kishte pas rrahur vetëm pse i kishte kërkuar ndihmë. I ka kërkuar ndihmë për të marrë barna më të lehta pak, se ato barna që i ka përdorur më herët janë vdekjeprurëse thoshte djali. Rreshteri e kishte future në zyrë dhe e ka goditur me grushte.
Autopsia nuk ka saktësuar shkakun e vdekjes së Mentorit.
Fatin e tij e kanë pasur edhe dhjetëra të burgsour të tjerë në Kosovë.
Që nga viti 1999 e deri më tash, në burgjet e Kosovës kanë vdekur 70 të burgosur.
Sipas të dhënave zyrtare, 54 raste janë raportuar si vdekje dhe 16 si vetëvrasje.
Vdekjet në burgje sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi kanë të bëjnë me fenomenin e moshës apo llojet e sëmundjeve që kanë të burgosurit.
Thaçi thotë se 24 të burgsosur janë shumë në moshë të shtyrë dhe kanë sëmundje kronike. Sipas tij, trajtimi i tyre në burgje është shumë i vështirë.
“Këto vdekje nuk kanë rë bëjnë me keqtrajtimin apo mosofrimin e shërbimeve qoftë mjekësore apo qoftë shërbime të sigurisë ose çfarëdo lloj shërbimi, kjo kryekëput ka të bëjë me vdekje natyrore, apo me sëmundje që të burgosurit tanë kanë”, thotë drejtori i burgjeve.
Aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë janë 1767 persona.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...