Lauren Booth për herë të parë vjen në Kosovë më një rrëfim interesant për rrugëtimin e jetës së saj, dhe konvertimin në fenë islame.
Ajo erdhi si e ftuar speciale nga World Hijab Kosovo në bashkpunim me World Hijab Albania.
“Unë nuk kam lindur në një kulturë ku vendoset shamia, por zemra ime zgjodhi këtë. Kjo që po shihni jam unë, origjinalja. Ka pasur mendime madje edhe nga familja që unë po kaloj në ekstremizëm, dhe nëna ime më rikujtonte që edhe si fëmijë kam qenë e quditshme sepse isha e vetmja në familje që lutesha”, ka thënë Booth.
Në moshën 13 vjeçare për Booth fillon faza se çfarë duhet të bëjë për të arritur një botë moderne.
“Kalova një jetë në terr, çdo vikend e kaloja e dehur, dhe kur arrita në moshën 20 vjeçare doja të futesha në botën e të famshmëve. Droga, alkooli, dhe fama ishin kombinimi që bëja një koktel jo të mirë për jetën time. Kalojshin ditë dhe nuk dija se për çfarë po jetoj, madje nuk e dija se kush në fakt jam unë”.
Lauren Booth ishte e njohur si gazetare në BBC dhe agjenci tjera të njohura ndërkombëtare. Ajo raportonte edhe për luftën në Irak e Palestinë, rrugë e cila i dha kahje tjertër kësaj gazetareje.
“Në vitin 2006 njiheja si gazetare që bënte kundër argumente për luftën në Irak dhe Palestinë. Në atë kohë kisha një takim me një drejtor musliman të një qendre mediatike dhe nuk ishte se njihja shumë musliman. Ai më ofroi një vend pune dhe unë kisha dy kushte për të. E para të mos më bëjë muslimane dhe e dyta të mos vendos shaminë. Por, përgjigja e tij ishte se Allahu tashmë e ka vendos se çfarë do të bëhet me ty. Unë isha e bindur që Zoti më kishte harruar, përkundër që ky musliman insistonte që Zoti nuk më ka harruar”.
Këshu Booth pranon ofertën që të bëhet korrespodente kryesore, intervistuese për politikën në islam Channel. Por, nga takimet me musliman ajo erdhi në përfundim të konvertimit në fenë islame.
“Në vitin 2010 e pranova islamin, për shkak të takimeve me musliman nga e gjithë bota. Isha e ftuar në shtëpi të huaja dhe gratë muslimane më ftonin në shtëpitë e tyre duke më ofruar ushqim dhe fjetje edhe nëse ato flinin në tokë, dhe këtë gjest në fakt nuk e ka bërë as motra ime”.
Një prej ditëve ajo vizitoi një xhami e që për të ishte hera e parë dhe përshtypjet e saj ishin mahnitëse, ku dhe kaloi tërë natën në dysheme, sepse ashtu ndjehej afër Zotit. Dhe nga mëngjesi i të nesërmes, ajo filloi faljen bashkë me muslimanë të tjerë.
Lauren Booth ka dy vajza, dhe në hapat e parë të islamit ato ishin të moshës 8 dhe 10 vjeç. Por vajzat kishin tre pyetje interesante.
“Nësë bëhesh muslimane, a do të jesh ende nëna jonë? Sepse ato mendonin se islami është një vend ku duhet të udhëtojë, dhe nuk duhet të kthehem më. Ndaj dhe përgjigja ime ishte se unë do jem një nënë akoma më e mirë.
Pyetja e dytë ishte, nëse behësh muslimane, do të vazhdosh të pijsh ende alkool? Dhe përgjigja ime ishte se si një muslimane nuk do e prek kurrë më dorë alkoolin. Ato u gëzuan dhe brohoritën “Yesssss”.
Dhe pyetja e tretë ishte, nëse bëhesh muslimane, do të vazhdosh ende të vishesh me rroba të hapura, sepse sa herë vjen në takim me prindër ata të shikojnë ty? Dhe unë iu thash që nga ai moment do jem e mbuluar nga koka deri te këmbët, dhe vajzat e mia me zë të lartë thanë: Ne e duam islamin”, tha Booth.
E pyetur nëse ka diskutuar ndonjëherë me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair rreth fesë, ajo tha se për shkak të mospajtimeve politike, ka një kohë të gjatë që nuk ka komunikuar dhe nuk ka pasur rastin të flas për shaminë ose islamin në përgjithësi.
Derisa gruaja e Toni Blair, që është motra e Lauren, nuk ka kundërshtime për shaminë dhe pranimin e fesë islame.
Tani lauren Booth është praktikuese e islamit dhe aktiviste për të drejtën dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.
Për Kosovën thotë se nuk kam pasur ndonjë ide se çfarë shteti është, ishte e verbër nga paslufta dhe kjo ishte një mundësi që të njihet për së afërmi me popullin shqiptar.
Derisa për vendin nga ajo vjen, nuk ka ndonjë pengesë për vajzat me shami, qoftë për punën apo shkollimin edhe pse ka paragjykime, por nuk ka barriera.
Në pyetjen se si përgjigjet kur iu drejtohen se pas shumë mëkateve ajo iu kthehet Zotit, Lauren ka këtë përgjigje:
“Islami është qaq madhështor, sa që gjynahet kthehen në shpërblime, ndaj nëse Zoti nuk më gjykon, nuk ka të drejtë askush të më gjykojë mua”./Syri.netKosova.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...