Zonja Gjejlone është një grua që pak kush e njeh. Ajo nuk ka dhënë asnjëherë intervista nëpër mediat e Kosovës, përkundër burrit të saj që është një njeri i njohur për publikun. Ai është ndër njerëzit e parë që me drejtësinë e tij të plotfuqishme ka prekur shumëkënd.
Pra është ky Nasim Haradinaj, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e njëherit edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së.
Ishim në shtëpinë e tij, edhe pse shtëpia nuk e kishte zotin e shtëpisë të na priste me atë zemërgjerësi si të Nasimit, por, aty na hapi derën gruaja e tij Gjelonja.
Mikpritja, buzëqeshja, shpirtmirësia dhe çiltërsia e saj na bëri të ndjehemi mirë në shtëpinë e tyre në Gllogjan të Deçanit.
Ajo me shumë emocione tregonte për lajmin që mori ditën kur ishte arrestuar burri i saj me 25 shtator të këtij viti nga zyra e Dhomave të Specializuara, por ajo dhe familja e saj këtë arrestim e kujton me atë të vitit 1981.
Në një intervistë, për arbresh.info, ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të burrit të saj.
“Kam qenë e shqetësuar në fillimi, tash e kam pranuar situatën, po bisedoj me Nasimin, po ndihem mirë, pasi që edhe ai është mirë. Gjendja e tij shëndetësorë është shumë e mirë, ka filluar të ushtroj, po ndihet i fortë si gjithë, po lexon libra. Pra, është me shoqëri me Hysin dhe Calin, po kalojnë shumë mirë, çdo gjë është në rregull dhe normal që është i mbyllur”, ka thënë ajo.
Zonja Haradinaj, tregon procedurat e kërkesës për të biseduar me Nasim Haradinaj.
“Bisedat më Nasimin, kanë filluar procedurat shumë vështirë në fillim sepse duhet të bëhet kërkesa, e kjo ka zgjatur, sepse 10 ditë kemi pritur, nga ta na është kërkuar çertifikatën e lindjes, pasaportën, sepse për hir të pandemisë nuk kemi mundur të shkojmë për vizitë. Gjendja është shumë e mirë, vetëm po pret që të dal në seancë, të shohim se si po shkon, i kanë premtuar po nuk e kanë bërë, e nuk e dimë cila është pengesa aty”, ka thënë ai.
Ajo tregon se si e mori lajmin e arrestimit të burrit të saj me 25 shtator nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
“Nasimi, nuk ka marr asnjë ftesë, as unë nuk kam ditur asgjë, vetëm përmes mediave, unë isha në punë. Në ora 12:30, më ka telefonuar, ka qenë në Deçan, edhe më thotë “Gjejlon jam i ftum me shku, Hysi m’ka thirr e duhet me shku..”, e më thotë “ti e dinë kënd e ke marr burrë, duhet me qëndru…”, këto ishin fjalët e Nasimit, për gruan e tij.
Gjejloni, tregon se lajmin e ka marr nga mediat në Kosovë, dhe e kujton me arrestimin e tij te ’81-shit.
“Unë nëpërmjet mediave e kam parë se si e kanë arrestuar, ka qenë tronditëse, e ka qenë sikur në ’81-tën, kur kanë ardhur shkijet e kanë marr Nasimin pa ftesë, në atë mënyrë e kanë arrestuar. E, ndjenjat për ne si familje na kanë kujtuar kohën përpara lufte. Këtë mënyrë e kanë bërë veç ‘shkijet’. Ka demokraci, nuk bënë ashtu, e kanë bërë një gabim shumë të madh, nuk jemi ndjerë hiç mirë, momentin kur e kanë arrestuar”, ka treguar ajo.
Pasi ka mbërritur në Hagë, ajo tregon se kur ka biseduar për herë të parë me të.
“Pas 4 dite kanë thirr në telefon, kanë folur serbisht, djali nuk është përgjigjur, e më ka thënë mua ‘dikush është duke na provokuar në gjuhën serbo-kroate’, e pastaj tjetrën herë janë përgjigjur anglisht, e pastaj jemi lidhur me Nasimin e kemi folur. I kam tregu Nasimit, ai ka thënë se shumë mirë jemi përgjigjur, sepse unë kam menduar se ai është në Serbi, pastaj çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, tregon ajo.
Gruaja e Nasim Haradinajt, Gjeloni ka edhe një apel për qeverinë e Kosovës, duke i thënë se kjo do ti kushtoj Kosovës shumë dhe se nuk do të dënohet personi, por UÇK-ja.
“Të them të drejtën, për mua është shumë shqetësuese se pse është krijuar kjo, pse, sepse do t’i kushtoj shtetit tonë, edhe familjarëve që do ti ken njerëzit e vetë atje. Aty nuk dënohet personi, por dënohet UÇK-ja, duhet ta kemi të qartë sepse edhe buxheti i Kosovës mund të dëmtohet”
Gjejloni, ka treguar se Kryetari i Komunës së Deçanit e ka thirrur vetëm një herë djalin e saj.
“Kryetari i Komunës e ka thirr djalin vetëm një herë e më asnjëherë, por jam e kënaqur se mua politika ka për detyrë të krijoj shtetin dhe ligjin”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se për vizitë ishin edhe shoqata e veteranëve të luftës.
“Shoqata e veteranëve gjatë gjithë kohës ka qenë pran neve”, ka thënë ajo.
Mesazhi i Gjelones, për burrin e saj është që Nasimi do ta prezantoj shumë mirë UÇK-në.
“Unë e di që Nasimi prezanton shumë mirë krahun e luftës, sepse ai si fëmijë e ka përjetuar dhunën e Serbisë, dhe do ta prezantoj shumë mirë, e nëse ka drejtësi ata do të turpërohen se çfarë janë duke bërë”, tha ajo.
Ajo ka treguar tutje, se Nasimi i mungon fizikisht, por e din që ai do të prezantoj shumë mirë në Gjykatë.
Nga bashkëbisedimi i këndshëm më Gjejlonë, kaluam tek “Oda e Burrave”, që Nasimi, ia kishte ndërtuar babait të tij tashmë të ndjerë, Isamil Haradinajt.
Dera e Odes se burrave është e vendosur gjithmonë përballe oxhakut, e tek dera qëndron trapezari, ku aty ulet i zoti i shtëpisë Ndërsa mjediset e pritjes dhe të shërbimit për mikun janë te vendosura në këtë dhomë, Nasimi ishte përkujdesur për çdo detaj të mundshëm aty, nga stili tradicional shqiptar e deri tek veprat letrare.
Aty ishte gjithçka bukur dhe e këndshme për syrin, aty gjendeshin edhe instrumentet muzikore si sharkia, lahuta, harmonika.
Babai i Nasimit ishte adhurues i madh i veglave muzikore, si sharkisë, violinës, çiftelisë e lahutës, e ndërsa Nasimi vetëm çiftelisë dhe i pëlqente të këndoj, tregon gruaja e tij.
Përfundoi edhe takimi jonë me një grua shembullore dhe të dashur e të çiltër, duke shpresuar që takimet e ardhshme do të i kemi sa më të mira e së bashku me burrin e saj, Nasimin.
Nga respekti për ish-gjeneralin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, banorët e fshatit të tij i kanë vendosur edhe një poster me fjalët “Të Presim Gjeneral” Nasim Haradinaj/E.Ballazhi/arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...