Rrëfejnë dëshmitarët: Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm, është dëmtuar edhe objekti banesor që ndodhet sipër kësaj qendre

17:11 | 5 Janar 2021
L G

“Ishte shpërthim i fuqishëm” kështu e përshkuan dëshmitari Habib Musliu shpërthimin që ndodhi në qendrën tregtare në Ferizaj, ku sipas zyrtarëve policor, deri tash numri i të lënduarve ka arritur në 44 persona.

Musliu, i cili jeton në objektin sipër lokalit ku ndodhi shpërthimi, rrëfen për arbresh.info ngjarjen e rëndë që pa pas shpërthimit.

Ai tha se ka pas shumë të lënduar dukë përfshi fëmijë.

“Kjo që ka ndodh sot në Ferizaj është e tmerrshme. Kam dëgjuar shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm”

Ai thotë se nga shpërthimi është dëmtuar edhe objekti banesor dhe lifti brenda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme