Hava Jashari është motra e madhe e Adem e Hamëz Jasharit, flet për jetesën e pastaj ndarjen me ta.
Jeta e tyre si fëmijë ishte e mbushur përplot momente lumturie.
Duke u rritur në një familje të madhe, me frymën e atdhedashurisë, motra e madhe e komandantit Adem Jashari, Hava Jashari, mban mend shumë nga to.
Në brengat e tyre të përditshme edhe dhjetra vite më parë, kur ishin fëmijë, nuk kishte munguar asnjëherë ajo për rrezikun që i kanosej Kosovës.
Të rritur me ndjenjen e krenarisë dhe dashurisë ndaj flamurit, kjo familje do shëndrrohej në simbolin e lirisë së vendit.
Për jetën e saj si fëmijë, bashkë me vëllëzërit e motrat, ajo ka rrëfyer për T7 në ditën kur nis të shënohet Epopeja e UCK-së.
E madhja e shtëpisë së Shaban Jasharit e kujton babain e saj dhe angazhimin e tij si mësues.
75-vjeçarja ka qenë pjesë e rezistencës që familja e saj ka bërë vazhdimisht ndaj ushtrisë serbe.
Motra e Adem e Hamëz Jasharit, kujton edhe dy sulmet e para që iu bën shtëpisë së familjes së saj, para 5 marsit të vitit 1998.
Bëhet fjalë për sulmin e parë më 1991, e pastaj edhe sulmin e janarit të vitit 1998.
E pyetur për ditën kur policia serbe kishte rrethuar familjen Jashari në Prekaz, Hava tregon si kishte kuptuar që bashkëfamiljarët të saj ishin shuar, para 22 vitesh.
Motra e heroit të Kosovës, Adem Jasharit që u bë simbol i lirisë së Kosovës nuk heziton të flas edhe për ndjenjat që e kaplojnë pothuajse çdo ditë e më shumë në data të shënuara, tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur lufta e ndau atë nga më të dashurit.
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...