Rrëfehet Metush Ramadani 18 vjet pas masakrës së Reçakut (VIDEO)

21:49 | 17 Mars 2017
M. A.

Ishte vetëm 16 vjet kur Metush Ramadani pa nga afër familjarët e tij të masakruar në Reçark. Pamjet ku shihet reagimi i tij pas këtij akti të forcave serbe e kanë parë të gjithë anembanë botës.

Metush Ramadani tani është 34 vjeçar. Për herë të parë ai ka treguar në detaje tmerrin që e përjetoi atë ditë janari të vitit 1999.

“Hale më kujtohet edhe si të vi këtu e ta shoh këtë vend gjithë i kam ato emocionet e mija se para 18 vjete këtu u kanë krejt gjak. Edhe sot i kam ato ndjenjat e mija që s’mundet ta përshkruaj me kurgjo hiq”, tha ai për RTK’në.

Masakra Reçakut ka ndodhur më 15 janar të virit 1999, ku u vranë mbi 45 civil shqiptarë. Kjo masakër tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

http://www.dailymotion.com/video/x5f33ck_m-ramadani_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme