Prilli po ofrohet, muaj ky i cili të shumëkush shfaq kujtime e ngjarje nga më të ndryshmet. Por ajo për të cilin njihet më shumë ky muaj është ‘dukuria e gjaqeve’, gjë kjo e cila mori shumë jetë e la në hasmëri shumë familje.
Kjo dukuri për të cilën shkruan shumë libra zgjoi ndjenjën te shumë profesorë, akademik e njerëz të tjerë të cilët u bashkuan që të fillonin një aksion për të pajtuar familjet në hasmëri. I tillë është edhe Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve në Podujevë në krye me Bajram Blaku dhe shumë tjerë të cilët në një intervistë për Arbresh.info kanë treguar kohën kur kanë pajtuar gjaqe.
Ai ka folur për vështirësitë që kishin për të bindur familjet që të zgjatin dorën e pajtimit, për ndjenjat dhe lotët që kishin përjetuar kur ia arrinin qëllimit që të pajtonin familjet në hasmëri, për netët e gjata pa gjumë e ditët ku harronin se duhet të hanin bukë duke pasur në mendje vetëm se si t’ia arrinin të pajtonin familjet.
Profesor Blaku ka thënë se para 27 viteve kishte filluar aksioni për pajtimin e gjaqeve.
“Pajtimi i parë është bërë me 11 mars para 27 viteve në shtëpinë e heroit të madh Shaban Shala. Atë ditë këshilli i Pajtimit pati nderin ta marr dorën e pajtimit nga familja e Shaban Shalës. Në këtë tubim që u bë të nesërmen kanë marr pjesë akademik e profesor si Mark Krasniqi, Zekrija Cana, Dervish Rozhaja, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli të cilët tani jam të ndjerë. Po ashtu kanë marr pjesë veprimtaret Nebih Bala, Bajram Kadriu, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, kryesia e parlamentit rinor e shumë të tjerë”, tha ai.
Sipas tij në këtë këshillë ka pasur sakrifica ku pushteti okupues e ka penguar duke bërë presion që të ndalet ajo lëvizje dhe se shpeshëher sipas tij veprimtarët kanë pasur tortura fizike dhe psikike.
“Kemi pasur shumë tubime dhe biseda jo të lehta sepse ishte e vështirë të bisedosh me familjar që kanë pësuar traumë të rëndë. Mirëpo edhe farefisi e rrethi kishin punuar në këtë drejtim dhe gjithmonë kemi pasur mirëkuptim. Ka pasur rast që na janë falur tri gjaqe në një vend. Është marr dora e pajtimit dhe ato kanë qenë momente shumë prekëse dhe të vështira edhe kemi qajt”. Ka thënë ai.
Anëtari Sabri Osmani ka treguar se ka pasur edhe raste që nuk kanë pranuar ta falin gjakun.
“Kanë qënë disa raste që nuk kanë pranuar dhe ne si komision me qëllim nuk kemi shkuar sepse e kemi parë se aty ka qenë dora e zgjatur e armikut. Neve na kanë ndihmuar shumë nxënësit pasi që ata i kanë pasur nformatat ku ka pasur familje në hasmëri. Pajtimtarët kanë qenë tri nivelesh, i pari nivel ishte lokal si mësimdhënësit, mjekët, studentët, niveli i dytë ishte komunal ku e bërpënim ne profesorët dhe pleqnarët, si dhe niveli i tretë ku e përbënin profesorët e universitetit. Bashkëpunimi mes këtyre niveleve ishte shumë harmonik dhe kemi punuar si një trup i vetëm”, tha ai duke treguar se e kishin ditur ë lufta do të fillonte dhe për këtë kishin përgatitur terrenin që të bashkoheshin.
“Ne në trevën e Llapit i kemi mbyllur 137 gjaqe pra kemi mbyllur 137 varre dhe asnjëherë nuk jemi frikësuar që dikush do të na tradhtonte sepse kur është dhënë dora e pajtimit aty është kryer çdo gjë. Andaj derisa Llapi para fillimit të aksionit për pajtimin e gjaqeve njihej si njëra ndër krahinat me vrasje më të shumta e me shumë hakmarrje në Kosovë pas fillimit të aksionit për pajtim gjaqeve nuk ka ndodhur më asnjë vrasje. Pas luftës është pjesa më paqësorë në Kosovë ku nuk ka vrasje”, tha ai.
Hazir Raqi po ashtu anëtar i këtij Këshilli ka thënë se kishin kërkuar falje në emër të nënave, motrave që të mos derdhet gjak.
“Jemi munduar mjaft shumë që të zgjaten duart e pajtimit, kemi qëndruar pa ngrënë pa fjetur dhe kemi arritur që në shumë familje ta bëjmë këtë. Mirëpo tani njerëzit janë ndryshe rrethanat janë ndryshe, ne kemi punuar pa interes atë kohë. Kemi vënë interesat e vendit përpara ndërsa tani punojnë vetm me interesa personale”, tha ai./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...