Në fshatin Letnicë të Vitisë, në rrugën “Don Tuna Gllasnoviç” në mëngjesin e djeshëm ka ndodhu një krim familjarë i cili ka tronditur banorët.
Një grua e moshës mbi 50 vjeçare në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm dyshohet se në rrethana akoma të pa njohura ka kryer një lindje, foshnja e së cilës më pas u gjet e hedhur në lumin e fshatit pa shenja jete.
Familjarët i kanë treguar Televizionin Plus se në vendngjarje se kishin gjetur foshnjën e hedhur në lumë në orët e mëngjesit dhe nënën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin dërguar për trajtim mjekësor në Viti.
Kunati i gruas dhe vllau i të dyshuarit, Hisni Kasami, ka tregu momente nga rasti dhe nga ajo çka kishte parë.
“Ka qenë gruaja e dytë e vllaut, por ajo ka pasur probleme mendore dhe me shëndet, gati një muaj ka qenë në shtrat. Nuk e di, nuk ka treguar që ka lindur një fëmijë e as që ka qenë shtatzënë, kemi parë se ajo është e sëmurë diçka por nuk kemi gjet fëmijë kund, kemi shiku gjithandej. Me siguri ajo ka lindur para kohe, jemi çuditur të gjithë, vllau tha se e kam gjetur një mbulesë nëpër barishtat e lumit, foshnja kish pas dal prej mbulese kish ra në ujë pak ma poshtë, ish kanë e vdekur. Tash vllaun e kanë marrë policia. Ne nuk po e dimë kush e ka hedhur tek lumi foshnjën por ajo vet e ka lanë atje te uji, dikush e ka dërgu në spital me veturë gruan”, i ka thënë televizionit, Hisni Kasami.
Në anën tjetër, një familjarë tjetër thotë se nuk kishin ditur se gruaja kishte qenë shtatzënë dhe thonë se lindja e saj ishte parakohe.
Policia për këtë rast ka arrestuar bashkëshortin e gruas, i moshës rreth 58 vjeçar i cili po dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta, vrarë ai. Një gjë të tillë e kanë mohuar dy vëllezërit e të dyshuarit i cili është në mbajtje, ata thonë se Xh.K. nuk ka fare faj lidhur me ngjarje e rëndë.
“Policia e ka marë atë, ai nuk ka faj, gruaja i ka fajet ajo nuk është mirë me mend”, ka thënë njëri. Ndërsa viktima gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan gjendja e së cilës është stabile.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarje kishin dalur edhe sot Njësitet relevante Regjionale nga Gjilani të cilët po kryejnë hetime të mëtutjeshme lidhur me rastin, transmeton Plus Televizion.
Nga QKFM në Viti, i kanë thënë Televizionit se dje rreth orës 9:00 kanë pranuar një paciente me gjakderdhje ku pas trajtimit e kanë kuptuar se e njëjta kishte lindur disa orë më parë.
“Pasi pacientja është dashur të dërgohet për trajtim në spitalin e Gjilanit, jemi interesuar të dimë për foshnjën, gruaja na tha se fëmijën e kishte lënë në shtëpi. Ekipi i Emergjencës ka shkuar në vendngjarje për ta marrë foshnjën por nuk e kanë gjetur dhe ne kemi lajmëruar edhe policinë”.
Familja e përfshirë në këtë ngjarje janë banues në këtë fshat, refugjatë nga Malina e Maqedonisë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut