Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe katër ditët e ardhshme. Të shtunën pritet të jetë më ftohtë dhe me erë, derisa nga e diela do të ketë më shumë diell dhe temperaturat do të jenë në rritje. Nga java e ardhshme pritet të ketë edhe reshje shiu me bubullima.
Ditën e shtunë kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vransira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore. Nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga dita e diel pas mëngjesit më të ftohtë, do të ketë më shumë kthjellime dhe diell, e në fillim të javës së ardhshme temperaturat shënojnë rritje mbi vlera mesatare, edhe mbi 25C. Ditën e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të ketë shtim të vransirave, e orëve të pasdites zhvillime edhe të rrebesheve të shiut që shoqërohen edhe me bubullima.
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme, e ditën e shtunë erërat më të fuqishme do të mundësojnë që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi të zbresë edhe në vlera të mira.
Indeksi UV në ditën e diel mund të arrijë në vlera shumë të larta, e nga dita e hënë në vlera të larta. E në kushte kur vlerat janë shumë të larta preferohet ekspozim më i vogël në diell orëve të mesditës.
8.05 – Më ftohtë dhe me erë në mëngjes. Paradite vransira, me mundësi për riga lokale shiu. Ditën vransirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell.
9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Vetëm rreth viseve malore pasdite me vransira të pakta.
11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
12.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat të shtunën shkurtimisht pësojnë një rënie, por nga dita e diel sërish shënojnë rritje. Minimalet zbresin deri në 3C ditën e diel, e deri të martën rriten në 9C. Maksimalet të shtunën zbresin në 17C, e më pas në rritje deri në 26C ditën e martë.
Të shtunën do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s (60km/h). Nga e diela fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga juglindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje deri ditën e diel, e më pas gradualisht në rënie.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje