Pas temperaturave tropikale që mbizotëruan për javë të tëra në Kosovë, sot në rajone të ndryshme të Kosovës e kryesisht në Dukagjin, ka pasur rrebesh shiu siç ishte rasti i Istogut dhe në Pejë, që së fundmi raportohet se është kapluar edhe nga breshëri.
E videot e ndryshme që po qarkullojnë në internet tregojnë më së miri për gjendjen aktuale në këto qytete, ku rrugët duket se janë të mbuluara nga uji dhe breshëri, transmeton Telegrafi.
Moti i ngjashëm pothuajse është duke mbretëruar edhe në Drenicë ku bubullimat nuk kanë të ndalur. Se për çfarë bëhet fjalë ju ftojmë t’i shikoni videot e publikuara më poshtë, që e dëshmojnë më së miri gjendjen aktuale në qytetet e Kosovës.
Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, madje në zona të caktuara gjatë të hënës dhe të martës do të ketë reshje lokale shiu.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/907832369591234/?t=1
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/872485209813361/?t=0
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/736874696742300/?t=3
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...