Rrahu kunatën në Rahovec, e bën për spital

09:48 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Një femër me të meta mendore ka sulmuar kunatën e saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Rahovec, transmeton arbresh.info.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

“Rahovec  11.11.2020 16:30. E dyshuara f/k (me të meta psikike) ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën f/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme