Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
“Prokuroria njofton se, më 21.08.2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, ne lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit”, thuhet në komunikatën për media.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 22 gusht 2022./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...